Antonio Konte ka arritur një marrëveshje në parim me skuadrën e Chelsea-s. Drejtuesit e Chelsea-s si duket kanë ndryshuar mendjen rreth trajnerit të ri. Edhe pse është raportuar se Diego Simeonen do ta marrë drejtimin e ekipit londinez, kjo nuk pritet të ndodh. Sipas La Gazzetta dello Sport, Antonio Konte ka arritur një marrëveshje në parim me skuadrën nga Stmeford Bridge. Konte, i cili ka fituar me Juventusit tre tituj rradhazi në Serie A, ka kontratë me Italinë deri pas përfundimit të Euro 2016. Pas përfundimit të aventurës me Azzurrët, Konte pritet ta mare drejtimin e Chelsea-s, e cila përkohësisht udhëhiqet nga Guus Hiddink.