Batuta e Sali Berishës ndaj Belind Këlliçit në 11 prill, është komentuar nga analistët në studion e Real Story’ në Report TV.
Analisti, Skënder Minxhozi tha se Berisha i cili duhet të mbronte me çdo kush kandidatin, Belind Këlliçi, ka treguar se nuk e merrte seriozisht kandidaturën e tij sepse e konsideron këtë si fushatë të tijën personale dhe jo të kandidatëve.
“Mua më duket se Berisha nuk e merr shumë seriozisht kandidaturën e Këllicit dhe ky mendim po më konsolidohet. Sepse ai ka menduar se kjo fushatë do jetë e tij dhe jo e kandidatëve. Po të vini re në terren, kandidatët po i vihen dekor kryetarit të partisë”-tha Minxhozi.
Ndërsa analisti, Edvin Kulluri e konsideroi këtë si një mesazh mafioz dhe brutal. Sipas tij, Berisha ia ka bërë të ditur Belind Këlliçit që të mos pretendojë të marrë në dorë kryesimin e PD-së edhe nëse kreu i Rithemelimit humbet zgjedhjet.
“Ky lloj mesazhi ëhstë mafioz brutal. Troç fare i ka thënë mos shiko ëndrra me kryetar PD-së sepse jam unë kryetar i PD-së. Sepse ne e dimë shumë mirë, se Këlliçi është shprehur poshtë e lart se kërkon të marrë partinë”- theksoi Kulluri.
Kujtojmë se në 11 prill në një mbledhje me strukturat e Rithemelimit në Tiranë, Berisha teksa komentoi paraqitjen e Ramës në hapjen e fushatës së PS, bëri një batutë ndaj kandidatit të tij për Tiranën, Belind Këlliçit, duke e krahasuar këtë të fundit me zymtësinë që sipas tij kishte kapluar fytyrën e kryeministrit.
/a.r
Rracee gabeli hesapi