Zgjedhjet lokale, është një ndër temat ku është fokusuar intervista e zyrtarit të SHBA-ve Gabriel Escobar mbrëmejn e sotmë ne “Top Story”.
Ai tha se reagimet në lidhje me pastërtinë e partive politike duhet të vijnë nga populli shqiptar dhe jo nga Amerika.
Grida Duma: Zgjedhjet vendore. Dje mesazhet tuaja, të gjitha vizitat dhe takimet tuaja që dolën në media ishin: kujdes me kandidatët me precedentë penalë në listat e partive politike. Nëse kemi ende disa nga këta kandidatë që nuk e respektojnë këtë, a do të ketë një reagim ndryshe, të fortë nga Shtetet e Bashkuara këtë herë?
Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Shiko, unë mendoj se të gjitha partitë politike kanë një detyrim ndaj njerëzve që të sigurohen që kandidatët të mos jenë të korruptuar, që ata të kenë në zemër interesat e njerëzve. Ne nuk jemi në gjendje të zgjedhim kandidatë apo anëtarë të partive politike. Marrëdhënia jonë me Shqipërinë është me popullin e Shqipërisë, jo me një parti dhe jo me një person. Pra, në këtë drejtim, kur pyet nëse do të ketë një reagim nga Shtetet e Bashkuara nëse partitë nuk janë të pastra, nëse kandidatët nuk i përmbushin standardet më të larta të antikorrupsionit dhe të gjitha standardet e tjera demokratike, reagimi duhet të vijë nga njerëzit, jo nga Shtetet e Bashkuara. Kjo është një punë për popullin e Shqipërisë, jo për Shtetet e Bashkuara.
/a.r