Disa deputetë kanë filluar dhënien e nënshkrimeve për ta ftuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të votohet Hashim Thaçi për president të shtetit. Partnerët e koalicionit e mbajnë sekret datën e votimit të presidentit Partnerët e koalicionit qeverisës kanë filluar grumbullimin e nënshkrimeve të deputetëve për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të votohet Hashim Thaçi për president të shtetit. Nisjen e grumbullimit të nënshkrimeve e kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, ndonëse nuk kanë bërë të ditur se kur të njëjtat mund të dorëzohen në Kryesinë e Kuvendit për të proceduar thirrjen e seancës.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se para disa ditëve një numër i deputetëve e kanë nënshkruar një nismë për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme.