Ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA, thotë se do të ekstradojë Edi Ramën në SHBA sapo ta kërkojë drejtësia amerikane për hetimet e MCgOnigal. Berisha tha ekstradimi i Ramës në SHBA do të jetë pikë e programit të tij.
“Ekstradimi i Edi Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane do ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigal. Ky do të jetë pikë e programit. Kim është një McGonigal me fustan. Me 100% ajo do jetë në hetim. I gjithë ekipi do i nënshtrohet hetimeve të rrepta. I kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të SHBA dhe Kongresit të hetojnë aferat korruptive të Mcgonigal me fustan përfshi pronat e saj në shqipëri. Ne programin tim shtohet një pikë ekstradimi i Ramës në procesin McGonigal”, tha Berisha.
/s.f