Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është hedhur shorti për renditjen në fletën e votimi për Këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.
Të parat që u shortuan ishin tre subjektet zgjedhore, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste.
Pas hedhjes së shortit rezultoi që koalicioni Meta-Berisha do të jenë të parët në listë, PS e dyta, ndërkohë që partia e Agron Dukës do të renditet e treta.
Sa i përket Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, e cila garon në 57 bashki për këshillat bashkiakë, do të renditet e 9.
- Renditja e plotë e 40 partive
- 1-Koalicioni “Bashkë fitojmë”
- 2-PS
- 3-PAA
- 4-Partia Republikane
- 5-Partia Lëvizja e Legalitetit
- 6-Partia Demokracia Sociale
- 7-Koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë”
- 8-Partia Social Demokratike
- 9-Partia Demokratike
- 10-Aleanca progresiste LZHK
- 11-Fryma e re Demokratike
- 12-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet
- 13-Partia për Eurpianizim e Integrimin e Shqipërisë
- 14-Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë
- 15-Partia Bindja Demokratike
- 16-Partia për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve
- 17-Aleanca Arbnore Kombëtare
- 18-Partia Balli Kombëtar
- 19-Partia Aleanca për demokraci dhe solidaritet
- 20-Lëvizja Punëtore Shqiptare
- 21-Fronti i Majtë
- 22-Partia e Unitetit Kombëtar
- 23-Partia e Gjelbër
- 24-Partia Konservatore
- 25-Partia Lëvizja e Re
- 26-Aleanca për Barazi e drejtësi Europiane
- 27-Partia Kombëtare Konservatore Albania
- 28-Partia për mbrotjen e të drejtave të punëtorëve
- 29-Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian
- 30-Partia e Emigracionit Shqiptar
- 31-Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
- 32-Partia Komuniste e Shqipërisë
- 33-Partia Ora e Shqipërisë
- 34-Partia KristianDemokrate
- 35-Nisma thurje
- 36-Partia Lëvizja Bashkë
- 37-Minoriteti grek për të ardhmen
- 38-Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
- 39- Partia Demokristiane Shqiptare
- 40-Ardhmëria Shqiptare
(Renditja vijon me parti të tjera)
/a.r