Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela pasi ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për veprimtarinë e punës së bërë gjatë vitit 2022, ka dhënë një deklaratë për mediat.
Gjatë fjalës së tij, prokurori Çela është shprehur se numri i prokurorive do të rritet në datën 1 Maj në kuadër të hartës së re gjyqësore çka do të sjellë një kontroll më të shtuar për krimet që lidhen me krimet zgjedhore.
Olsian Çela: Janë një sërë masash që janë kërkuar të merren nga prokurorë që kanë të bëjnë me organizimin e prokurorisë në fazën zgjedhore, një numër më të lartë prokurorish. Po ashtu, një çështje kryesore është për fokusin për çështjen zgjedhore, elementë që janë të rëndëishëm për të pasur një performancë me të duhur për procesin zgjedhor.
Masat janë të njëjtat, por në datën 1 Maj do të kemi 13 prokurori që do të angazhohen sepse më 1 Maj do të fillojë funksionin harta më e re gjyqësore. Një numër më i madh që do të ketë material referues që ka të bëjë me krimet zgjedhore. Ne kemi ngritur një stukturë të posacme në Prokurorinë e Përgjithshme, janë 3 persona që merren me përpunimin e të dhënave për krimet zgjedhore dhe do të jua bëjmë të ditur sapo të kemi të dhënat përkatëse.
I pyetur në lidhje me mbështetjen ndërkombëtare për dekriminalizimin, prokurori Çela u shpreh:
Ne veprojmë në bazë të konventave ndërkombëtare, që të ndryshojmë këto praktika ndërkombëtare kërkohet angazhim përtej Shqipërisë. Pjesa më e madhe nuk ofrojnë ndihmë juridike për dekriminalizimin.
KLP duhet të bëjë aq sa mundet me ato të dhëna që disponon. E pamundur të kthehesh në vite për të gjetur të dhëna në prokurori. Ne po përpiqemi që të gjejmë të dhëna realiste për të qenë sa më afër prokurorëve.
/a.r