Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të publicistit Nebil Çika.
Basha shkruan se Shqipëria humbi sot një atdhetar të mirë, një antikomunist të pakompromistë dhe një njeri që ia kushtoi jetën shkrimit me vërtetësi të historisë dhe realitetit politik.
I shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij, djemve dhe bashkëshortes për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Nebilin do ta kujtojmë përherë si zotërinë e nderuar, pasardhës të një familjeje patriote dhe të persekutuar gjatë diktaturës, gazetarin që pasqyroi me vërtetësi kalvarin e persekutimit komunist dhe që deri ditën e fundit mbrojti me dinjitet besimin dhe idetë që nuk i ndërroi kurrë.
Shqipëria humbi sot një atdhetar të mirë, një antikomunist të pakompromistë dhe një njeri që çdo ditë të jetës ja kushtoi shkrimit me vërtetësi të historisë dhe realitetit politik. U prehtë në paqe”, shkruan Basha.
/s.f