I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, Jon Baboçi, Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, deklaroi se në gjashtë muaj janë mbjellë gjashtë mijë pemë të reja në territorin e bashkisë së zgjeruar të Tiranës.
“Nga këto, 2200 janë mbjellë vetëm në parkun e Liqenit të Tiranës dhe shumica e pemëve të reja janë mbjellë për të zëvendësuar pemët e thara dhe për të shtuar dendësinë e pemëve në hapësirat e gjelbëra ekzistuese. Në 3 vitet e ardhshme, do të vazhdojë mbjellja e pemëve të reja me ritme të ngjashme”, tha Baboçi.