13 emigrantë të huaj janë ndaluar në Shkodër të fshehur në një furgon në tentativë për të kaluar kufirin drejt Malit të Zi.
Refugjatët ishin transportuar ilegalisht me furgon nga Saranda nga një 66-vjeçar me iniciale A.K. Ky i fundit i transportonte emigrantët kundrejt pagesës dhe do t’i ndihmonte të kalonin kufirin drejt Malit të Zi. 66-vjeçari u arrestua nga uniformat blu.
Policia sekuestroi automjetin Hyunadi, 2 celularë, 22 mijë Lekë dhe 450 Euro.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
/a.r