Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur mbrëmjen e djeshme në “Milori Live” në Klan News edhe për raportin e tij me kryeministrin Edi Rama. Veliaj e cilësoi një raport fantastik, duke shtuar se “kush na ka inot, kështu na paftë përnot”.
Erion Veliaj: Unë kam 20 vjet që flas e shkëmbej batuta me Edin, në këtë punë, jashtë kësaj pune, kur kemi qenë në vitet e vështira të opozitës. Batutat në fakt filluan që tek sheshi Skënderbej. Batuta mund të bëjnë njerëz që e mbajnë batutën. Ne nuk tregojmë racizëm me njëri tjetrin. Pra asnjëri nuk i thotë tjetrit ti je ezmer natyral, jo po këto… Tjetër një parti që e ka fyerjen si një mënyrë për të komunikuar me tjetrin, tjetër gjë dy njerëz sportiv që punojnë fort, po sigurisht edhe dëfrehen fort. Dje kishim sigurisht pjesën solemne te sheshi Skënderbej dhe i them plako, kemi dhe këtë gjënë në Farkë, se e bëmë një çik shumë serioze aty, kështu nisi muhabeti. Plus i thashë më duket se ka ngjit kjo kënga, edhe jemi bërë një grup njerëzish. A më na çmendet tha, do shkojmë në katund tha, unë nga katundi vij tha do më çosh në katund prap. Erdhi aty dhe…“
–Pra raporti është i mirë?
Erion Veliaj: Është fantastik. Kështu që është ajo që të thashë, “kush na ka inot, kshu na paftë përnot“.
Kujtojmë se ditën e djeshme me çeljen e fushatës në Tiranë, kreu i qeverisë Edi Rama nuk i kurseu fjalët e mira për Erion Veliajn. Madje dhe te festa e organizuar te Liqeni pas çeljes zyrtare të fushatës, të dy shkëmbyen batuta me njëri-tjetrin.
“Dhe Lali Erin që ka lindur me këmishë, kuptohet, dhe e duan të tërë, se nuk e duam vetëm ne, që vijmë këtu dhe i dhurojmë pemë për fushatë. Po e duan dhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur, nuk e di si ndodh kjo. Madje këtë herë, i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën”, u shpreh Rama të Martën.
/a.r