Ashtu si sondazhi i 2 javëve më parë, edhe në këtë sondazh të dytë të Institutit Piepoli konkludohet se gara në Tiranë është thuajse e përfunduar pa nisur fare. Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale në Tiranë nuk e diskuton fitoren në si kryebashkiak në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj.
Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 47-51% e qytetarëve në Tiranë (i njëjti rezultat si dy javë më parë) do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë. I dyti në sondazh renditet kandidatit i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçi për të cilin do të votonin 39-43% e qytetarëve të anketuar në Tiranë, me një rritje me 5% Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2021 shihet një rritje e ndjeshme e LSI, kjo për faktin se është në koalicion me Berishën.
Ndërsa për kandidatin e Partisë Demokratike, Roland Bejko do të votonin 6-10% e qytetarëve të anketuar, më pak se do të merrte vetë partia politike që ai përfaqëson. Sa i përket kandidatëve të tjerë Arlind Qorri mund të shkojë deri në 2% ndërkohë që Lajla Përnaska dhe Marko Dajti nuk i kalojnë 1% të votave.