Nje sasi prej 38 kilogramë kanabis u sekuestrua nga policia greke, ndërsa pranga ka përfunduar një shqiptar i moshës 34-vjeç, indetiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas medieve greke shqiptari u arrestua në zonën e Kosturit pranë Selanikut, ndërsa drogën e kishte të fshehur në makinë.
Pasi ka marrë informacionin se një i dyshuar transportonte kanabis nga Shqipëria në drejtim të Athinës, efektivët e shtetit fqinj kanë ngritur disa pika kontrolli në autostradë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonte janë gjetur 38 kg kanabis sativa. 34-vjeçari është vënë në pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.