Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur pas takimit me të dërguarin amerikan Gabriel Escobar dhe ambasadoren e SHBA Yuri Kim.
Meta tha se do ketë një deklaratë zyrtare për takimin.
“Do dalim në një deklaratë zyrtare për takimin me Escobar. Ju ftoj të gjithëve në stadium… të gjithëve”. tha Meta duke iu referuar hapjes së fushatës që ka bashkë me Berishën të shtunën.
Prej dy ditësh Gabriel Escobar po zhvillon takime me figurat më të larta të politikës në vend. Ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj, kreun e PD Enkelejad Alibeaj dhe së fundi me Metën.
Gjatë vizitës së tij Sali Berisha nuk është konsideruar pasi figuron i shpallur non-grata familjarisht nga SHBA si dhe nuk drejton ndonjë forcë politike zyrtare.
/a.r