Të pish alkool në mënyrë të moderuar i bën mirë zemrës. Sipas një studimi të ri, ata që pinë verë ose birrë rregullisht janë më pak të rrezikuar nga ataku në zemër sesa ata që pinë rrallë ose fare.
“3-5 pije alkoolike në javë të rekomandueshme për shëndetin e zemrës”, thotë Imre Janszky, profesor në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Norvegji.
Ai shton se kur konsumohet në mënyrë të moderuar, alkooli nuk është i dëmshëm aspak, madje të bën shumë mirë.
“Alkooli çon në kolesterol të mirë, por nëse e teprojmë me të, atëherë rritet tensioni”, shton Janszky.
Studimi tregoi se ata që pinë maksimumi 5 pije në javë janë 33% më pak të rrezikuar për një atak në zemër sesa ata që nuk e preferojnë fare.