21-vjeçari S.L., i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri” është ndaluar në Kapshticë. I riu i arrestuar, është pjesëtar i një grupit që ushtronte veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve kundrejt pagesës për kalim të paligjshëm të kufirit.
21-vjeçari dyshohet për përfshirje në këtë veprimtari kriminale në 4 raste gjatë vitit 2022, ku ka tentuar të ndihmojë dhjetra shtetas të huaj nga vendet e treta, për të kaluar kufirin të cilët janë bllokuar nga forcat e Policisë.
Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar 21-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg në mungesë”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
/a.r