Shoqata e të Larguarve nga Puna ka reaguar pas shkarkimit të djertorit të UKT. Në një e-mail të shpërndarë për mediat, Nertila Qafëzezi shprehet se largimi i Gjojdeshit është një bujë mediatike, ndërsa ai ka shkarkuar më parë 730 punonjës.
“Largohet Drejtori i Ujsjelles Kanalizime Tirane Z.Neritan Gjojdeshi me buje mediatike ne nje mbledhje te asamblese te bordit te urdheruar nga Kryebashkiaku Erion Velia..Mbifaturimi i abonenteve eshte shkaku?Ne mendojme se arsyeja e vertete e largimit te Z.Gjojdeshi eshte krejt tjeter.Z.Gjojdeshi ishte emeruar ne kete post nga.Erjon Velia per te kryer masakren e radhes ne stafin e punonjesve te ujsjellesit duke larguar 730 punonjes me shkresa te cilat jane ne kundeshtim me kodin e punes.Kte masaker vetem nje militant i emeruar dhe me mision te qarte mund ta kryente.Te gjithe keta punonjes i jane drejtuar gjykates te rrethit Tirane.Nje buje mediatike per te mbuluar tte keqen qe po mbjellin ne vend” – thuhet në e-mail.