Jo të gjitha ushqimet duhet të nxehen për së dyti, për shkak se proteinat e tyre ‘mbyten’ gjatë gatimit.
Sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit dhe Këshillit Evropian të Informimit mbi Ushqimin, këto janë ushqimet që nuk duhet të kalojnë dy herë në proces të ngrohjes:
1. Pula
Ri-nxehja e pulës nuk këshillohet në përgjithësi, për shkak se ajo ka dendësi më të madhe të proteinave se sa mishi i kuq. Dhe kur ri-nxehet, proteinat prishen dhe mund ta çrregullojnë stomakun, transmeton Gazeta Express.
2. Orizi
Se si ruhet orizi i gatuar është më e rëndësishme se sa vetë ri-nxehja, thuhet sipas Agjencisë për Standardet e Ushqimit. Nëse orizi lihet në temperaturë të dhomës, ai mund të shkaktojë helmim që shkakton të vjella ose diarre. Ri-nxehja e orizit nuk do t’ju shpëtojë nga këto.
3. Patatet
Problemi me patatet e ri-nxehura nuk është vetë ri-nxehja, por se si i ruani ato pas gatimit. Nëse lihen të ftohen në temperaturë dhome, mund të krijohen kushtet e duhura që të krijohet botulizëm, sidomos nëse janë të mbështjella në foli, kështu që oksigjeni mbetet jashtë patateve.
4. Kërpudhat
Kërpudhat kanë proteina të cilat lehtë mund të shkatërrohen nga enzimat dhe mikroorganizmat. Nëse ruhen në frigorifer për 24 orë, nuk është problem që t’i ri-nxehni prapë.
5. Spinaqi
Spinaqi dhe perimet e tjera përmbajnë përqendrime të larta të nitratit, varësisht se ku rritet kjo perime. Kështu, Këshilli këshillon që të evitoni ri-nxehjen e spinaqit. /Gazeta Express