Eliza Haxhinasto dhe Franko Naço janë bashkuar në fejesë. Lajmi është përgënjeshtruar disa herë prej familjes, por këtë herë, ka qenë vetë Eliza, vajza e ministrit të transporteve ajo që e ka konfirmuar raporton revista Anabel.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka treguar unazat e tyre të fejesës, në një foto ku shfaqet dora e saj mbi të tijën. Lidhja e tyre është bërë publike prej kohësh; ata janë në një marrëdhënie prej pothuajse 2 vitesh.
Në dhjetor, Franko, i biri i ish-ministrit të drejtësisë, Nasip Naço festoi bashkë me partneren e tij ditëlindjen e saj të 20, në një festë të madhe ku ishin të pranishëm edhe familjarët.