Deputeti i PD-së Gazment Bardhi e ka cilësuar shtyrjen e seancës në Kushtetuese një taktikë të qeverisë për të zvarritur më tej shqyrtimin e kërkesës së 28 deputetëve për të shfuqizuar vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.
Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka bërë presion për këtë çështje dhe shantazh ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Një kryeministër i lejon vetes që për një çështje konkrete të bëjë disa deklarata. Uroj të mos jetë taktikë për të blerë kohë që të vazhdojë shantazhin nga anëtarëve të Kushtetueses. Është një nga ato çështje ku kryeministri ka guxuar që t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të mos lajthisë. Duhet të ndalë sulmet dhe të lejojë të merret në shqyrtim dhe të mbrohen vlerat e garantuara nga kushtetuta”, tha ai.
/s.f