Vrasja e 37-vjeçares në Tiranë, Migena Sinani nënë e dy fëmijëve ka bërë jehonë në mediat greke.
Protothema.gr sjell në vëmendje ngjarjen e rëndë, ndërsa theksohet se vrasja ka tronditur mbarë opinionin publik në kryeqytetin shqiptar.
“43-vjeçari ka vrarë kunatën e tij, teksa ishte në gjumë dhe pranë kishte fëmijën dy vjeç. Autori më pas ka vrarë edhe vetën”, shkruan media greke.
Më tej referuar informacioneve thekson se Roland Sinani, autori vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Autori i vrasjes, dy prindërit e tij të moshuar, si dhe vëllai i Ergonit me bashkëshorten Migena dhe dy fëmijët e tyre, 4 dhe 2 vjeç, banonin në pallatin përdhesë të dëmtuar nga tërmeti. Në mënyrë tragjike, vajza 2-vjeçare po flinte në të njëjtin shtrat me nënën, ndërsa fëmija tjetër ishte me gjyshërit.
Policia ka marrë në pyetje edhe bashkëshortin e viktimës, i cili punonte si shofer taksie. Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, gjetën armën në oborr, e cila nuk lidhet me skenarin e vetëvrasjes së sulmuesit. Dyshimet fillestare të hetuesve ishin se arma ishte marrë nga një person tjetër, në tentativë për të asgjësuar provat. Megjithatë, pas marrjes në pyetje, autoritetet dolën në përfundimin se babai i autorit e kishte lëvizur armën. Ku dhe si e gjeti autori armën mbetet mister, ndërsa hetimet vijojnë”, shkruhet më tej në artikull./m.j