Pedagogu i Harvardit, Ermal Frashëri ka komentuar së fundmi përplaset mes ambasadores së SHBA-së Yuri Kim dhe ish-kryemnistrit Sali Berisha.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai i bëri thirrje opozitës që të distancohet nga akuzat për Kim pasi kjo e fundit nuk ka asgjë personale me asnjë.
Sipas tij ambasadorja e Amerikës nuk ka folur me mendjen e vet.
“Ambasadorët e një vendi janë aq të kujdesshëm për sa i përket shprehjeve që bëjnë në publik, kështu që këtë mundësi që një ambasador të flasë me mendjen e saj e përjashtoj. Domethënë nuk qëndron akuza për qëndrimet personale të Kim.
Opozita duhet të distancohet nga këto lloj prononcimesh. Janë prononcime që nuk ndihmojnë askënd, në radhë të parë opozitën vet. Vazhdimisht këtu hidhen akuza në nivel personal dhe kjo gjë lë shumë për të dëshiruar dhe nuk përfiton asnjë”- tha ai./m.j