Tifozë të futbollit që keni pasion për makinat e të famshmëve, kjo është për ju! Ka dalë në shitje një Mercedes-Benz SL 320 që i përkiste Gabriel Omar Batistuta, ish-sulmuesit argjentinas që luajti në Itali për Fiorentinën, Romën dhe Interin.
Batistuta ishte bashkuar me Fiorentinën nga Boca Juniors në vitin 1991. Ai qëndroi me vjollcët deri në vitin 2000, duke shënuar 168 gola në 269 paraqitje. Mercedes-Benz SL 320, që tashmë ka dalë në shitje, u regjistrua nga ish-sulmuesi i shquar argjentinasi në janar 1997.
Nga fotot mund të shihni se makina në fjalë është mbajtur në gjendje të mirë. Makina sportive gjermane është plotësisht opsionale, në brendësi me veshje prej lëkure. Mekanikisht, Mercedes ka motor 3.2 me 6 cilindra, marshe automatike me 5 shpejtësi, i cili kur ishte i ri lëshonte 231 kuaj fuqi.
Ky Mercedes ka përshkuar vetëm 113.666 km. Jo shumë, duke pasur parasysh moshën e tij, dhe është në shitje për 30.000 euro. Pas Fiorentinës, Batistuta u transferua te Roma, ku fitoi titullin në vitin 2000. Ai e mbylli karrierën e tij në Itali, me Interin.
/s.f