Ka shumë aktorë të zotë dhe të preferuar nga publiku për rolet e shumta qe ata luajnë, pa të cilët filmat s’do të kishin të njëjtën shikueshmëri. Kohët e fundit, industria e filmit ka marrë një vëmendje të madhe përsa i përket fitimit në BoxOffice që kompanitë e filmave arrijnë të marrin. Kjo është një listë e 10 aktorëve më të paguar deri tani dhe rolet me të cilat ata kanë fituar më shumë nga Telegraph.co.uk
Robert Downey Junior, aktori 50 vjeçar më i paguar i cili fitoi 80 milionë dollarë për filmin Iron Man 3 dhe mendohet se do të ketë akoma më shumë fitim me dy filmat e tjerë Avengers.
Jackie Chan, 50 milionë dollarë me filmin Dragon Blade.
Vin Diesel fitoi 47 milionë dollarë nga filmi i tij i fundit Fast & Furious
Bradley Cooper fitoi 41.5 milionë dollarë me filmat e tij në Guardians of the Galaxy dhe American Sniper.
Adam Sandler nuk vlerësohet shumë mirë nga kritikët por përsëri pati fitme të mëdha me rolin e tij në filmin Blended, afërsisht 41 milionë dollarë.
Tom Cruise pati një fitim prej 40 milionë dollarësh në serinë e fundit të Mission Impossible dhe në filmin Edge of Tomorrow.
Amitabh Bachchan është një ndër aktorët indianë më të paguar, afërsisht 33.5 milionë dollarë. Ai cilësohet si një nga aktorët më të mirë në botë dhe duket se edhe pse në moshën 72 vjeçare nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Salman Khan, aktori i njohur për rolin në Jai Ho ka arritur të bëjë një fitim prej 33.5 milionë dollarësh.
Mark Wahlberg pati disa role si Ted 2, The Gambler dhe Transformers, të cilët e ndihmuan të fitojë 32 milionë dollarë.
Dwayne Johnson pati një fitim prej 31.5 milionë dollarësh në rolet e tij më të fundit.
Revista Class