Tensionet kanë arritur kulmin në ngushticën e Tajvanit, aty ku Pekini prej dy ditësh tashmë ka nisur një stërvitje të madhe ushtarake.
Të paktën 9 anije luftë dhe 54 avionë kanë “rrethuar” ishullin, në një lëvizje që autoritetet tajvaneze janë e monitoruar me imtësi.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, avionët luftarakë kinezë që po zhvillojnë stërvitje janë një përzierje mes avionëve luftarakë dhe atyre bombardues.
Mediat zyrtare kineze raportojnë se gjatë stërvitjes së djeshme sulme të përbashkëta precize u simuluan kundër objektivave kyçe në ishullin e Tajvanit dhe ujërat përreth.
Zemërimi i Kinës shpërtheu kur presidentja e Tajvanit organizoi një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të javës.
Stërvitjet, të përshkruara nga zëdhënësi i Operacioneve Kineze, Shi Yi, si “një paralajmërim serioz” kundër “provokimit të forcave separatiste” dhe një “veprim të domosdoshëm për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të vendit”, përfshinin vendosjen e raketave, anijeve dhe avionëve.
Deri më sot, vendndodhja e saktë e këtyre operacioneve nuk është bërë e ditur, por të hënën e ardhshme ato do të përfshijnë stërvitje me zjarr të vërtetë në bregdetin e provincës Fujian, pikërisht përballë Tajvanit, siç deklaroi autoriteti rajonal detar në një deklaratë.
/a.r