Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Shkodër- Velipojë .
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/a.r