Barbarë i ka konsideruar deputeti socialistë Erion Braçe aktet e vandalizmit të kryera edhe sot nga opozita, e cila prej disa ditësh po kundërshton me dhunë projektin e ndërtimit të parkut të fëmijëve në Kodrat e Liqenit.
Duke postuar një video në faqen e tij në Facebook, ku duket protestues të opozitës duke tërhequr nëpër bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gardhin e mjetet e tjera të shkulura nga kantieri i ndërtimit të parkut, Braçe edhe një herë ka theksuar se këto janë veprime që tregojnë se ata që protestojnë për këtë çështje “dhe në këtë mënyrë nuk e meritojnë Tiranën.
“Barbarët!! Në krye Kërriçi!!. Këta nuk e meritojnë këtë qytet. Besoj kush dje kishte dyshime tani është i qartë. Shihini!!”, – shkruajti Braçe në Facebook.
Gjatë protestës së sotme të PD-së, protestuesit pasi goditën me mjete të ndryshme godinën e Bashkisë, duke shkaktuar ndotjen e mureve dhe dritareve të saj, marshuan drejt kodrave të Liqenit, ku dhunuan punimet dhe dëmtuan mjetet e firmës që po ndërton parkun e fëmijëve.
https://www.facebook.com/erjon.brace.104/videos/502536909951175/