Besimtarë katolik në Lezhë kanë kremtuar të premten e zezë, apo siç njihet ndryshe “Udha e Kryqit”. Ritualit fetar ju bashkuan dhjetëra qytetar të cilët të udhëhequr nga përfaqësues të klerit katolik u nisën nga sheshi “Gjergj Kastrioti” e qytetit dhe marshuan deri në kalanë e qytetit, duke kujtuar në këtë mënyre mundimet e Jezu Krishtit.

E premtja e madhe është dita më e rëndësishme e javës së Pashkëve dhe mesazhi qe na jep Jezu Krishti është që të jetojnë në paqe dhe ta duam njëri-tjetrin, u shpreh Ipeshkvi i Dioqezes se Lezhës Monsinjor Otavio Vitale.
“E premtja e madhe është dita në të cilën ne përkujtojmë mundimin e Jezu Krishitit. Momenti që ka vuajtur dhe ka vdekur për ne të gjithë. Na tregon për atë momentin në të cilin Jezusi ka mbajtur kryqin dhe e ka çuar deri në malin ku ishte i kryqëzuar dhe në t cilin ka vdekur. Për ne të krishterët është kulmi i javës së madhe që jemi duke kremtuar. Jemi të thirrur që të qetësohemi dhe të jetojmë në fshehtësi duke u lutur dhe duke vuajtur edhe ne me Krishtin dhe për Krishtin, duke pritur momentin në të cilin jezuit të ringjallet. Mesazhi është ai që na thotë Jezusi. Mesazhi është që të gjithë të jetojmë në dashuri dhe bashkëvëllazërimi me njëri tjetrin, duke jetuar për paqen”, u shpreh ai.
“Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtarët bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Jezusit. E premtja para Pashkës, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë. E ashtuquajtura “java e zisë” fillon me të dielën që paraprin dhe është java më e rëndësishme në kalendarin e kishës.