Merita Nexhipi, nëna e 22-vjeçares Brisilda Nexhipi, mori dje lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të vajzës së saj, gjatë transmetimit live në emisionin “Pa Gjurmë”.
Mënyra e ndjekur nga moderatoreja e emisionit, Odeta Dume, për t’i dhënë këtë lajm të trishtë nënës së 22- vjeçares u gjykua nga publiku, duke thënë se mënyra dhe fjalët e zgjedhura për t’i dhënë këtë lajm të ëmës së Brisildës ishte e gabuar dhe jo etike.
Gazetarja pranon se mënyra si ajo dha lajmin ishte e gabuar, teksa ka treguar se për këtë gabim është kryqëzuar nga ndjekësit, madje nuk kanë munguar as mallkimet për familjen e saj.
Nuk ka nëj mënyrë të duhur për ti përcjellë nënës një lajm tragjik, nuk ka fjalë të duhura, dhe ne dje gabuam, përdorëm fjalët e gabuara.
Brisilda Nexhipi, vajza 22-vjeçare e cila u denoncua si e humbur nga familjarët e saj, rezultoi se kishte ndërruar jetë më 14 shkurt si pasojë e një aksidenti në zonën e Fllakës në Durrës. Trupi i saj ndodhej prej 52 ditësh në morgun e këtij qyteti i paidentifikuar. (Tema)