Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj pohoi se rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, punonjësit e administratës qendrore, mësuesit dhe zjarrfikësit, dhe disa kategori të tjera, do të hyjë në fuqi këtë muaj, në prill.
Në një komunikim me gazetarët, Ibrahimaj tha se në vitin 2025 kjo politikë do të ketë hyrë në fuqi, ndërsa efekti shtesë i buxhetit do të jetë 38 miliardë lekë.
“Në vitin 2025 kur kjo politikë të ketë hyrë e gjitha në fuqi, do kemi një efekt në buxhetin shtesë prej 38 miliardë lekësh, të cilat do të mbulohen brenda ruajtjes së parametrave tërësore të politikës fiskale shqiptare. Do vijojë të respektohet rregulli i reduktimit të borxhit. Rritja e pagave nis nga prilli për të gjitha kategoritë e arsimit, shëndetësisë dhe sigurisë.”, tha ministrja.
/s.f