Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur protestën përballë Bashkisë dhe te liqeni, për moslejimin e Parkut të lojërave. Ai e ka quajtur atë një protestë kundër mafies së betonit dhe shkatërrimit të mushkërive të Tiranës.
“Te dashur miq, sot mijera qytetare iu pergjigjen thirrjeve te PD dhe dolen ne nje proteste te fuqishme para Bashkise dhe ne parkun e Liqenit, kunder mafies se betonit Rama -Veliaj, shkaterrimit te mushkrive te qytetit te Tiranes, dhe dhjete fishimit te taksave per biznesin e vogel si dhe rritjen me 10 here te takses per biznesin e vogel. Revolta qytetare me pas u spostua tek parku i liqenit ku eshte betonizuar, pasi jane prere pemet, nje siperfaqe e konsidrueshme e parkut nga mafia e betonit Rama – Veliaj.
Aty protestuesit te revoltuar prishen rrethimin e punimeve shkatrruese te Parkut, permbysen makinerite e krimit dhe u rikthyen triumfatore perseri tek bashkia, ku i lane kryetarit mafioz, si dhuraet, hunjte e rrethimit te territorit qe po shkaterrohet ne Parkun Rinia. Protesta vazhdon.
Ju bej thirrje qytetarve te Tiranes dhe mbare Shqiperise te vazhdojme revolucionin tone demokratik dhe me te gjitha menyrat e mosbindjes paqesore civile te shpetojme veten, vendin nga rregjimi i mobokracise (banditeve) i Edi Rames dhe neo-bllokmenve te tij! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.