Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në kryeqytet pranë ambienteve të senatoriumit. Një i moshuar, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë është hedhur nga kati i 4 i ndërtesës së spitalit të Senatoriumit, duke pësuar një vdekje të menjëhershme.
Shtetasi me inicialet M.K, 64 vjeçar ka qenë i shtruar në spital dhe vuante nga një sëmundje e rëndë.
Incidenti tragjik ka ndodhur menjëherë pasi vajza e të moshuarit është larguar nga ambientet e spitalit, me kërkesë të këtij të fundit, i cili i kishte thënë të bijës të shkonte tek dyqani për t’i blerë diçka.