Fati i një 23-vjeçari shqiptar që mori rrugën e emigracionit nuk ishte ajo çfarë ai kishte menduar.
I riu shqiptar, Admir Hidri i cili punonte polic në Shqipëri, mori para borxh dhe udhëtoi drejt Britanisë. Atje pranoi të punonte për organizatat kriminale. Puna e tij ishte të kujdesej për bimët narkotike, kanabis.
Ai ka treguar në polici se arsyeja që është përfshirë në këtë situatë ishte për shkak të një problemi familjar, pasi nëna e tij ishte sëmurë dhe duhet të paguante trajtimin.
Në kohën kur nëna e tij u sëmur ai punonte si polic në Shqipëri dhe nuk kishte para për trajtimin. Ndërkohë në pronën ku Hidri jetonte në Failsworth, policia zbuloi 91 bimë kanabisi me vlerë prej 800 £ për bimë dhe një vlerë të përbashkët prej rreth 70,000 £.
Ndërkohë ai u dënua me dy vite e gjashtë muaj burg./m.j