Audrey Glover u caktua si Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet vendore të “14 Majit”.
Glover do të drejtojë ekipin me 324 vëzhgues për monitoruar zgjedhjet, për të disatën herë në vendin tonë, nderkohe qe rikthehet serish ne Shqiperi, pavaresisht se Berisha e ka cilesuar ‘armike’, pasi ishte ajo qe nuk njohu zgjedhjet e 26 majit 1996, te vjedhura e grabitura hapur nga ish presidenti i asaj kohe..
Ajo nuk ka humbur kohë dhe ditën e sotme është paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të diskutuar me kreun, Ilirjan Celibashi në lidhje me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe masave të marra
nga ana e tij Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka zbuluar detaje nga takim me shefen e OSCE/ODHIR, Audrey Glover e cila do të monitorojë zgjedhjet e 14 majit. Celibashi shkruan se ka njohur Glover me përgatitjet për zgjedhjet si edhe thotë që i ka garantuar asaj transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë.“Mikpritëm sot në KQZ Shqipëri, Shefen e Misionit të OSCE/ODHIR, Ambasadoren Audrey Glover dhe ekipin e saj, të cilët i njohëm me përgatitjet e zgjedhjeve vendore, si edhe sfidat e deritanishme. Me ekipin e OSBE/ODIHR, theksova se garantojmë transparencën e plotë të KQZ dhe zbatimin strikt të ligjshmërisë. Ambasadorja Glover vlerësoi informacionin paraprak, prezantoi planet për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe nënvizoi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për Shqipërinë”, shkruan Celibashi./m.j