Prej datës 1 të këtij muaji, një grua rezulton e zhdukur në Vlorë.
Kjo të paktën sipas bashkëshortit të saj 58-vjeçar, i cili i është drejtuar policisë, ku ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me gruan e tij 52-vjeçe, pasi kjo e fundit u largua nga shtëpia.
“Më datë 05.04.2023, në Komisariatin e Policisë Vlorë, ka kallëzuar shtetasi V. V., 58 vjeç, se prej datës 01.04.2023, ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., 52 vjeçe, pasi ajo është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj”, tha policia në një njoftim për rastin.
/a.r