Partia gjermane FDP, ka nisur një fushatë në të cilën kërkohen politika të reja sa i përket emigrantëve. Në kuadër të kësaj fushat, FDP-ja kërkon që të ketë një politikë të re për azilantët që mbërrijnë në këtë vend. Një ndër pikat kryesore të kësaj fushatë është edhe bërja e dallimit mes azilkërkueseve, refugjatëve dhe emigrantëve. Në billbordët e vendosur nga kjo parti është vendosur edhe pasaporta e Kosovës ajo e Shqipërisë si dhe një pasaportë e njërit nga shtetet e lindjes, shkruan Zeri.info
Në billbordët e kësaj fushat shkruan:
-Taksa për migrim
-Të forcojmë shtetin e së drejtës
-Hajde ti hyjmë punës
Gjermania është duke u përballur me një numër të madh migrantësh nga shtete të ndryshme të lindjes. Por, numri i migrantëve nga ballkani po ashtu ka arritur shifra enorme. Në mesin e migrantëve një numër i madh prej tyre janë nga Kosova. Besohet se vetëm gjatë vitit të kaluar mbi 30 mijë kosovar kanë kërkuar azil ekonomik në gjermani, referon Zëri.