Juristi Kreshnik Spahiu tha në emision Now në Euronews Albania se nuk është e mundur të vërtetohen akuzat e pretenduara nga Gjykata Speciale në drejtim të ish-krerëve të UÇK në Hagë.
Sipas Spahiut, kjo është e pamundur për sa kohë ekzekutorët nuk janë pas hekurave.
Ai tregoi se si në vitin ‘98 kishte takuar në të njëjtën kohë Azem Hajdarin dhe Ahmet Krasniqin, ministër i Mbrojtjes i qeverisë Rugova, i cili u vra një javë më pasi dhe ngjarja nuk u zbardh asnjëherë.
“Në gushtin e 1998 kam ngrënë drekë në Rogner me dy persona të rëndësishëm, Azem Hajdari dhe Ahmet Krasniqi ministrin e Mbrojtjes të Kosovës të qeverisë së Ibrahim Rugovës. Në harkun kohor të një jave janë vrarë të dy, i pari Azem Hajdari, i dyti Krasniqi, të dy janë vrarë nga shqiptarët. Pas 25 vjetësh, dihet pse është vrarë Ahmet Krasniqi, por a mund të provohet kush e ka dhënë urdhrin për vrasjen e tij? Është e pamundur, vetëm nëse do kishin në burg ekzekutorët, atëherë ata mund të tregonin kush i urdhëroi”, tha Spahiu.
/s.f