Për situatën e krijuar në Angli nga #emigrimi i jashtëligjshëm është thirrur ambasadori në parlamentin britanik.
Ambasadori ka qartësuar që në fillim që komuniteti shqiptar është i mirë integruar dhe kontribuon me taksa në këtë vend. Por fatkeqësisht ambasada dhe qeveria Shqiptare nuk kanë të dhëna zyrtare në kuadër të memorandumeve dhe të bashkëpunimeve të nënshkruara mes dy vendeve, për shifrën e saktë të emigrantëve të jashtëligjshëm. Ndërkohë, ambasadori e ka cilësuar Shqipërinë si një vend të sigurt.
Deputeti anglez: Në këtë vend mund të vish me avion nga Shqipëria, për 28 stërlina, me një fluturim që zgjat diku te tri orë. Udhëtimet me gomone zgjatin me nga 40 orë, e më shumë, tepër të rrezikshme, dhe kushtojnë me mijëra sterlina, të cilat njerëzit ua paguajnë trafikantëve. Mund të më shpjegoni se pse paguajnë njerëzit deri në 5000 sterlina vetëm për të hyrë këtu në mënyrë të paligjshme, në vend që të paguajnë 28 sterlina me një avion të wizzair, nga Shqipëria?
Ambasadori shqiptar: Sepse nuk e kanë mundësinë të aplikojnë për emigrim të ligjshëm. Ky është problemi. Dhe të aplikojnë për viza.
Deputeti anglez: Pse nuk e vizitojnë vendin për 28 sterlina e pastaj të kërkojnë azil.
Ambasadori shqiptar: S’e kam këtë informacion.
Deputeti anglez: Pse s’mund ta bëjnë këtë?
Ambasadori shqiptar: S’e di se pse s’mund ta bëjnë këtë.
Deputeti anglez: Mos ndoshta sepse po të vijnë në mënyrë të ligjshme, me pasaportë e me dokumente, autoritetet tona do ta dinë me saktësi se kush janë, nga vijnë, dhe se me çfarë veprimtarish të paligjshme janë përfshirë? Mund të jetë kjo pjesë e arsyes?
Ambasadori shqiptar: Nuk kam përgjigje për këtë.
Deputeti anglez: Pse nuk keni përgjigje?
Ambasadori shqiptar: Sepse nuk njoh njerëz që të kenë ardhur në mënyrë të paligjshme dhe të kenë aplikuar për azil.
Në mbështetje të komunitetit shqiptar kanë dalë edhe figura të larta të politikës në Britaninë e Madhe. Deputetja e Parlamentit Britanik Karen Buck në një prononcim për Inside Story shpreh mbështetjen e saj hapur për shqiptarët.
“Megjithatë, kam mendimin e palëkundur që kemi një komunitet të madh shqiptar e kosovar në këtë vend. Dhe kur përdoret gjuhë e ashpër për #emigrimin, kjo mund të kthehet në pasojë e rëndë për komunitetet në këtë vend, shumë prej të cilëve kanë disa dhjetëvjeçarë këtu dhe kanë kontribuuar për këtë vend. Dhe është vërtet e rëndësishme që ai komunitet të mos #stigmatizohet nga mënyra se si flasim për
emigrimin”, tha deputetja Karen Buck.
/a.r