Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska, është arratisur në Bullgari, pasi Prokuroria Speciale e Maqedonisë nisi hetimet për parregullsi në zgjedhjet e 2012-s. Edhe ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski, dyshohet për kryerjen e kësaj vepre penale dhe flitet se ai ka shkuar në Greqi. Prokuroria Speciale ka nisur hetimet në çështjen “Titaniku”, ku dyshohet se zyrtarë të lartë dhe bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit Nikola Gruevski janë të përfshirë në kryerjen e veprave të ndryshme penale. Mediat vendase shkruajnë se pritet që të ketë arrestime edhe të figurave të rëndësishme të partive politike të BDI-së dhe VMRO-së.