Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një çerdhe në Santa Catarina të Brazilit.
Katër fëmijë kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një 25-vjeçar kaloi murin rrethues të çerdhes dhe sulmoi fëmijët me sëpatë.
Autoritetet spitalore bëjnë me dije se katër të miturit e plagosur janë të moshës 0-2 vjeç me sëpatë.
Presidenti Luiz Inácio Lula da Silva e quajti sulmin një “monstruozitet, akt të papranueshëm, absurd urrejtjeje dhe frikacak kundër fëmijëve të pafajshëm dhe të pambrojtur”, në një postim në Twitter.
Autori i ngjarjes është arrestuar në qytetin jugor të Blumenau./m.j