Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviç tha për televizionin Nova se rruga evropiane e Malit të Zi është e padiskutueshme, dhe se politika e jashtme, bazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare, nuk do të ndryshojë.
I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë se nuk është reale të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës, Millatoviç tha se “kjo është e qartë”.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve të së dielës, më 2 prill, Millatoviç mposhti ish-presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç duke i dhënë fund qeverisjes disa dekadëshe të Partisë Demokratike të Socialistëve në Podgoricë.
/s.f