Atentat në Greqi! Një 26-vjeçare shqiptare është qëlluar me armë zjarri nga ish-partneri i saj, gjithashtu nga Shqipëria. E reja, emri i të cilës nuk bëhet ende me dije nga mediat greke, ka qenë në makinë me vëllanë, 20 vjeç dhe një 30-vjeçar grek në momentin që ish-i dashuri i saj, 36 vjeç ka qëlluar me armë drejt tyre.
Nga ngjarja raportohet të kenë mbetur të plagosur dy persona, greku dhe vëllai i shqiptares. Ata janë dërguar në spital, ndërkohë që raportohet se në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja nga një pistoletë me kalibër 9 mm. Autori është arratisur.
/a.r