Duke folur jashtë gjykatës pas akuzës, avokati i Donald Trump, Todd Blanche tha se klienti i tij është “i frustruar” dhe “i mërzitur”.
Blanche akuzoi prokurorin e kësaj çështjeje se e ka kthyer një “çështje tërësisht politike” në “procedim politik”.
“Nuk është një ditë e mirë. Unë nuk pres që kjo të ndodhë në këtë vend. Ju nuk prisni që kjo të ndodhë me dikë që ishte presidenti i Shteteve të Bashkuara”, tha Blanche.
Në lidhje me akuzat kundër Trump, Blanche tha “ne do ta luftojmë atë, do ta luftojmë fort”.
/s.f