Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Athinë, ku sipas mediave greke, një 36-vjeçar shqiptar ka qëlluar me pistoletë 3 persona në një makinë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Paleo Faliro, ku personi është afruar në një automjet të parkuar në rrugën Nazliu dhe ka qëlluar me pistoletë ish-të dashurën, vëllain e saj 20 vjeç dhe një pasagjer tjetër 30 vjeç, të cilët kanë plagë të rënda dhe luftojnë për jetën.
36-vjeçari është larguar në drejtim të panjohur, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia greke./m.j