Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko thekson se Belind Këlliçi ka bërë zgjedhjen e gabuar duke shkuar pas Berishës. Duke folur në News 24, Bejko tha se çdo votë për Këlliçin do ishte e shkuar dëm.
“Të jetë i sigurt që Belindi për aq kohë sa përfaqëson Sali Berishën, nuk mund ta thithë dot votën antiBerishë, antistabilishment. Besoj se ka bërë zgjedhjen e gabuar duke shkuar te Sali Berisha së pari dhe së dyti duke kandiduar për Sali Berishën, sepse e thashë dhe njëherë, mban koston e Sali Berishës në këtë fushatë dhe të asaj që përfaqëson Sali Berisha.
Dhe nuk është i lirë. Votat për Belindin do të shkaktonin humbjen e së djathtës sepse do të ishte një votë e shkuar dëm. Pse do kishte shkuar dëm? Do ishte e shkuar dëm sepse Berisha nuk ka asnjë perspektivë për të ardhur në pushtet dhe nuk ka asnjë perspektivë që të pranohet nga qytetarët shqiptarë”, nënvizoi Roland Bejko./m.j