Finlanda është bërë zyrtarisht anëtare e NATO-s ditën e sotme.
Sipas mediave të huaja, janë shkëmbyer dokumentet për anëtarësimin zyrtar të Finlandës në Aleancën e Atlantikut të Veriut, duke e bërë atë anëtaren e 31-të.
Ministri i Jashtëm Peka Haavisto i dorëzoi një dokument sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, në selinë e aleancës në Bruksel.
Në aktin e tyre të parë si shtet anëtar, ata miratuan ratifikimin e kërkesës suedeze për anëtarësim.
Finlanda fillimisht bëri një ofertë të përbashkët me Suedinë, përpara se përpjekjet e kësaj të fundit të pengoheshin nga Turqia.
Kujtojmë se gjatë vitit të fundit NATO ka qenë përballë shumë sfidave madhore, pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.
/s.f