Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi, nuk ka pritshmëri të mëdha nga PD zyrtare, e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
Këtë grupim e sheh më të dobët sesa ai i Berishës dhe të pafuqishëm për t’u përballur në zgjedhje.
“E shoh si pafuqi politike për të mos dalë me 61 kandidatë. Berisha ka qënë shumë më i qartë dhe luftarak. I vuri para faktit të kryer, ndërsa këta ishin të papërgatitur dhe të pafuqshëm. U mungonte gjithçka pothuajse. Nuk kishin as lidership, nuk kishin as ide, as vizion, nuk kishin njerëz në dispozicion. PD sot për fat të keq ka përfunduar që ka një logo pa njerëz dhe ka ca njerëz pa logo”, tha ai për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.
Bindja Demokratike dhe LZHK nuk u përfaqësuan me kandidatë për kryetarë bashkish as në Tiranë, por Patozi tha se do të mbeshtesin një nga kandidatët e opozitës, duke ia lënë në dorë mbështetësve të votojnë njërin prej tyre./m.j