Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me eksploziv në Shkozet të Durrësit ndaj Aldi Mustafës. Gazetarja Klodiana Lala ka thënë për News 24, se janë duke u marrë në pyetje dëshmitarë të ndodhur në vendin e ngjarjes. Sipas Lalës shpërthimi mund të ketë qenë i telekomanduar, ndërsa 37-vjeçari më herët kishte lënë në banesë gruan me fëmijët.
“Kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ekspertë të kriminalitiskës, pas shpërthimit të një automjeti në pronësi të Aldi Mustafës që njihet si një nga persona të skeduar.
Aldi Mustafa njihet si mik i ‘Rrumit,’ ai kishte lënë fëmijët dhe gruan në banesë. Dhe kishte dalë në rrugën dytësore në lagjen nr.14 në Shkozet. 37-vjeçari ka dalë menjëherë nga automjeti dhe nuk ka marrë lëndime. Në pyetje po merren dëshmitarë, po ashtu edhe vetë 37-vjeçari.
Ndërkohë ekspertët po mbledhin prova lidhur me ngjarjen. Policia e Durrësit ka vendosur edhe perimetrin e sigurisë. Sipas burimeve dyshohet se ky ka qenë një paralajmërim. Dyshohet se 37-vjeçari ka qenë në vëzhgim dhe shpërthimi mund të ketë qenë i telekomanduar,. Lënda eksplozive e vendosur në vendin e pasagjerit”, tha Lala./m.j