Ngjarjet e fundit kriminale të pazbardhura kanë bërë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të zbarkojë në zyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.
Burime për gazetarin Besar Bajraktaraj bëjnë me dije se në këtë takim po diskutohet ecuria e hetimeve mbi dinamikën e ngjarjeve kriminale, ku dyshohet se pas tyre bëjnë pjesë grupe kriminale me ndikim të lartë.
Pjesë e diskutimit do të jetë edhe ngërçi i shkaktuar për moszbardhjen e këtyre ngjarjeve, ndërsa në takim janë edhe ekspertët e krimeve që po punojnë për zbardhjen e tyre.
Ndërkohë, mësohet është duke u diskutuar edhe struktura e re e Policisë së Shtetit, e cila ka marrë miratimin nga Ministria e Brendshme dhe pritet që shumë shpejt të hyjë në fuqi. Pjesë e rëndësishme të kësaj strukture janë ngritja e departamenteve të reja që do të luftojnë krimin e organizuar dhe jo vetëm.
/a.r