I gjithë opinioni turk ka pritur me padurim ditën e sotme, kur pritet që kreut të Shtetit, Rexhep Tayip Erdogan, t’i dorëzohet makina “Made in Turkey”, makina elektrike, aq shumë e kërkuar nga vendasit.
Por, përtej kërkesave, vetëm disa persona do të mund ta zotërojnë një automjet të tillë, ndaj prodhuesit kanë vendosur që për këtë çështje të hidhet një short.
Javën e kaluar, dhjetëra mijëra njerëz aplikuan për TOGG, fituesit e të cilit u përcaktuan nga shorti. TOGG-u i parë do t’i dorëzohet Presidentit Erdogan. Dorëzimi do të ndodhë sot në orën 16:00 në Beştepe, në ambientet e Kompleksit Presidencial.
Në përputhje me rrethanat, versioni i automjetit të dizajnuar në mënyrë elegante me një bateri me një distancë prej 314 kilometrash mund të karikohet nga shtëpia për 115,8 lira turke dhe versioni tjetër me një distancë më të gjatë prej 523 kilometrash që do të karikohet për 195,5 lira turke.
Çmimi i modelit T10X varion nga rreth 50.200 dollarë në 55.600 dollarë, ndërsa modeli me bateri më të fuqishme kushton 64.000 dollarë. Bateritë Togg T10X mund të karikohen nga 20 për qind në 80 për qind në më pak se 28 minuta në stacionet e karikimit të shpejtë.